Nuk ka qetësi te Juve

Futboll

Nuk ka qetësi te Juve

Më: 28 prill 2023 Në ora: 23:18
Pamje nga një ndeshje

Nuk ka qetësi te Juve!

Massimiliano Allegri duhet të përballet me probleme të tjera, përveç dyshimeve që lidhen me proceset gjyqësore që mund të rishkruajnë sezonin e “bardhezinjve” nga jashtë fushës.

Sipas raportimeve të medieve italiane duket se ditët e fundit ka pasur disa keqkuptime mes trajnerit të Juventusit dhe disa prej lojtarëve të tij, duke përfshirë emra të rëndësishëm si Dushan Vlahoviq.

Trajneri dhe sulmuesi dyshohet se kanë pasur një diskutim në ditët e fundit, më saktë para tribunës kundër Interit dhe shkak duket se është bërë një tjetër dëmtim i Vlahoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat