Genc Nuza ftohet në Evropianin U19 “Malta 2023” 

Futboll

Genc Nuza ftohet në Evropianin U19 “Malta 2023” 

Më: 2 maj 2023 Në ora: 16:52
Genc Nuza

Për herë të parë që nga anëtarësimi në UEFA, Kosova do të përfaqësohet në një Kampionat Evropian.

Është gjyqtari Genc Nuza, i njohur për autoritetin e tij në fushën e gjelbër dhe i vlerësuar nga UEFA, që ka marrë ftesë për të qenë pjesë e Kampionati Evropian U19 “Malta 2023”.

Ky kampionat do të zhvillohet prej 3 deri më 16 korrik në Maltë.

Nuza, i cili do të jetë gjyqtar i katërt në këtë turne, është një nga gjyqtarët e përzgjedhur nga vende të ndryshme të Evropës, të cilët do të kenë përgjegjësinë për të ndarë drejtësinë në këtë event të rëndësishëm.

Një ftesë e tillë, pa dyshim, është shembull i vlerësimit të punës së palodhshme dhe punës së mirë që gjyqtari në fjalë ka bërë në fushën e ndarjes së drejtësisë në futboll, por edhe përkushtimit të FFK-së në ngritjen e kuadrove sa më profesionale në këtë segment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat