“7 për 7”, event për shënimin e 7-vjetorit të anëtarësimit në UEFA 

Futboll

“7 për 7”, event për shënimin e 7-vjetorit të anëtarësimit në UEFA 

Më: 2 maj 2023 Në ora: 16:54
Logo e FFK-s e UEFA-s

“7 për 7”, event për shënimin e 7-vjetorit të anëtarësimit në UEFA !

Federata e Futbollit e Kosovës në kuadër të shënimit të 7-vjetorit të anëtarësimit në UEFA, nesër (më 3 maj), në orën 11:00, në Kampin Nacional në Hajvali, do të organizojë eventin “7 për 7”.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë 7 ekipe të grupmoshës 7-vjeçare, të dy konkurrencave, nga shtatë Lidhjet Rajonale të Futbollit, të cilat do të luajnë në formë turneu.

Do të zhvillohen 7 ndeshje, derisa në fund do të ndahen edhe dhurata për pjesëmarrësit si dhe një koktej rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat