Guardiola e ka frikë Inter-in për një arsye

Futboll

Guardiola e ka frikë Inter-in për një arsye

Më: 19 maj 2023 Në ora: 23:39
Pamje nga një ndeshje

Stephane Dalmat, ish-lojtar i Inter-it mes 2001-shit dhe 2003-shit, ka dhënë një intervistë për Itasportpress.it në lidhje me finalen e Champions League mes Inter-it dhe Manchester City-t.

Jeni përballut me City-n shumë herë në karrierën tuaj, veçanërisht kur luanit për Tottenham-in. A ka Interi shanse konkrete për të fituar në Champions League?

“Në letër City është favorit, por unë kurrë nuk besoj në fituesit e ndeshjeve, veçanërisht të finaleve, para se të luhet. Përkundrazi, mendoj se Guardiola i frikësohet Interit në një farë mënyre…”.

– Në çfarë kuptimi?

“Skuadra e Inzaghit është ajo që, në një ndeshje teke, është më e vështira për t’u mposhtur nga të gjithë. Juve, Milan, Napoli dhe të gjithë italianët e tjerë nuk e kanë këtë veçori. Në një ndeshje të vetme, zikaltrit mund të jetë vdekjeprurës”.

– Duke folur për Inzaghin: deri një muaj më parë kërkohej shkarkimi i tij…

“Edhe unë nuk isha shumë i bindur për të, sepse Interi humbi shumë ndeshje. Ndryshova mendje. Në një muaj ai e bëri sezonin e Interit perfekt”.

– Ku ngjason me Cuper-in “tuaj”?

“Zero. Ata janë dy trajnerë krejtësisht të ndryshëm. Inzaghi është më shumë për lojë, teknikë dhe taktikë. Cuper ishte më shumë i shqetësuar për të mposhtur fizikisht kundërshtarin”.

– Derbi i 2023-shit ishte një hakmarjje për derbin tuaj të vitit 2003?

“Me këto dy fitore, Interi aktual e fshiu atë kujtim të keq. Për mua Interi e meriton finalen dhe fitoren e Champions League: mundi Porton, Benfica-n dhe Milanin…”.

– Cili lojtar i zikaltërve ju ka befasuar më shumë?

“Unë do të thoja Lukaku. Ai u kthye dhe dikush ishte skeptik. Në muajin e fundit ai mori Interin mbi supet e tij dhe i bëri të gjithë të ndryshojnë mendje”.

– Më mirë ai apo Dzeko?

“Ata të dy janë shumë të fortë, por mes të dyve unë zgjedh gjithmonë Lukakun”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat