Ze Roberto dëshiron që trajneri i ardhshëm i Brazilit të jetë i huaj

Futboll

Ze Roberto dëshiron që trajneri i ardhshëm i Brazilit të jetë i huaj

Më: 23 maj 2023 Në ora: 23:26
Ze Roberto

Ish-futbollisti i Brazilit dhe Bayern Munih, Ze Roberto, ka bërë bëri thirrje që vendi i tij të marrë një trajner të huaj. 

Brazili është pa trajner prejse Tite dha dorëheqje pas humbjes në çerekfinale të Kupës së Botës nga Kroacia. 

“Kur flisni për rikthimin e futbollit brazilian në krye mendoj se duhet të kemi një trajner të huaj.

Unë do ta mirëprisja këtë sepse futbolli ynë ka mbetur prapa në shumë aspekte.

Ka shumë trajnerë të mirë të huaj që do të pranonin drejtimin e Kombëtares braziliane”, ka thënë ai.

Ish-futbollisti i njohur ka folur edhe për ligën braziliane.

"Organizimi është një pikë kyçe për formimin e ligës, por besoj se mentaliteti në Brazil është ende prapa”, ka thënë Ze Roberto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat