Gashi në krye të Istogut

Futboll

Gashi në krye të Istogut

Nga: K. G. Më: 11 qershor 2023 Në ora: 20:52
Ramush Gashi

Skuadra e Istogut ka emëruar kryetrajnerin e ri.

Istogu është anëtar i Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Drejtuesit e Istogut kanë bërë të ditur për emërimin e Ramush Gashit, me të cilin synojnë rezultate të lakmueshme.    

“Ish ndihmës trajneri i kombëtares së Kosovës Ramush Gashi merre drejtimin e FC Istogut. 

Ish lojtari i Istogut dhe i ekipeve tjera të Kosovës si dhe ish  ndihmës trajneri i kombëtares së Kosovës në futboll Ramush Gashi është pajtuar që në sezonin e ri ta udhëheqë klubin tonë. 

Ish ndihmësi i trajnerit Bernard Challandes të Kosova karrierën si futbollist e ka nisur pikërisht në klubin e Istogut atëherë i quajtur Napredak gjatë viteve 1976-1977, pastaj në vitin 1979 kalon të Buduçnosti ku luan në ligën e dytë të ish Jugosllavisë, pas Buduçnostit karrierën futbollstike e vazhdon tek Besa e Pejës gjatë viteve 1981 -1984.

Pas Besës së Pejës Gashi karrierën e vazhdon jashtë vendi ku nis aventurën tek ekipi zviceranë FC Monthey 1984-1994, ku edhe përfundon karrierën si futbollist duke e nisur zejen e trajnerit tek grupmoshat e ekipit FC Monthey(U15 , U17, U19) 1995-2003. 

Ndërsa si trajner në Kosovë merre drejtimin e FC Besës nga Peja ne vitin 2004. 

Kurse në vitin 2005 kthehet përsëri tek ekipi zviceranë FC Monthey (U21) ku drejton plotë katër vite 2005-2009 dhe shpallet nënkampion i Zvicrës më këtë kategori. 

Gjatë vitit 2009-2012 trajneri Gashi merre drejtimin e ekipit Zviceranë FC Troistorrents ligën e dytë. 
Në vitin 2014-2019 kthehet tek ekipi FC Monthey II 

Ndersa kulmi i karrierës i trajnerit Gashi është koha kur së bashku me trajnerin Bernard Challandes drejtojnë Kombëtaren e Kosovës në kualifikim për Nations League , kualifikimet për Euro 2020 dhe kualifikimet për Botërorin 2022. 

Trajneri Gashi ka të përfunduar Licensën Profi të UEFA-së.

Ramush Gashi pas kësaj karriere të gjatë si trajner më plotë 28 vite do të vije ne Istog aty edhe ku e filloj”, njofton FC Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat