Vinicius dhe Rodrygo i ndërrojnë numrat në fanellë për sezonin e ri

Futboll

Vinicius dhe Rodrygo i ndërrojnë numrat në fanellë për sezonin e ri

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 15:21
Vinicius dhe Rodrygo

Real Madridi i ka bërë disa modifikime të numrave për sezonin e ardhshëm.

Klubi spanjoll përmes uebfaqes së vetë zyrtare ka njoftuar se Vinicius Junior do ta marrë numrin 7, të cilin në të kaluarën e kanë mbajtur legjendat e klubit, Raul Gonzalez dhe Cristiano Ronaldo, ndërsa së fundmi atë e kishte mbajtur Eden Hazard.

Ndërkaq, bashkëkombësi i tij, Rodrygo, e mori numrin 11, të cilin së fundmi e kishte mbajtur Marco Asensio.

Reali është në pritje të zyrtarizimit të Jude Bellingham e Brahim Diaz, për t’ua dhënë edhe atyre numrat e rinj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat