Ancelotti trajneri i Brazilit mund të jetë vetëm çështje kohe

Futboll

Ancelotti trajneri i Brazilit mund të jetë vetëm çështje kohe

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 14:42
Ancelotti

Brazili u rikthye dje me fitoren 4:1 ndaj Guinesë.

Në krye të formacionit është trajneri i përkohshëm Ramon Menezes, eksperienca e të cilit në stol mund të zgjasë disa muaj më shumë se sa pritej.

Në fakt, të paktën sipas asaj që nënvizohet nga Globo, trajneri mund t’i drejtojë brazilianët deri sa të mbërrijë drita jeshile për Carlo Ancelottin. Po, sepse edhe pse thashethemet për trajnerin Reggiolo janë zbehur për këtë verë, në Amerikën e Jugut janë të bindur se italiani do të nënshkruajë së shpejti.

Duket se ka edhe data të “programuara”, ose më mirë piketa.

Në zyrat e Federatës Braziliane të Futbollit duket se do të mbërrijë Ancelotti. Disa detaje e bëjnë të qartë se ka bindje maksimale në këtë kuptim.

Madje flitet për faktin se Ednaldo Rodrigues, numri një i Federatës Braziliane të Futbollit, do të njoftojë ardhjen e Sir Carlo deri në fund të qershorit. Ky i fundit do të sqarojë edhe zyrtarisht nëse ardhja e teknikut do të planifikohet në janar apo qershor 2024.

Me pak fjalë, Ancelotti trajneri i Brazilit mund të jetë vetëm çështje kohe pavarësisht kontratës së italianit me Real Madridin që skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat