Në Durrës fillon edicioni i 18-të “Vllaznimi Cup 2023” 

Futboll

Në Durrës fillon edicioni i 18-të “Vllaznimi Cup 2023” 

Shaban Sinani Nga Shaban Sinani Më 24 qershor 2023 Në ora: 22:17
Logo e turneut

Me  moton “Të ndryshëm port ë barabartë” Shoqata Vllaznimi nga  Durrësi në bashkëpunim me Federatën Shqiptare Futbollit nga data 25 qershor e deri më 5 korrik, organizon edicionin e 18-të Turneu Ndërkombëtar futbollit  për grup-moshat nga U-9  e deri më U-17,  dhe për vajzat pa kufi moshe.

Turneu  tradicional  “Vllaznimi Cup 2023” në Durrës edhe  kësaj  radhe  do të tubon mbi 70 ekipe nga rajoni dhe jo vetëm pasi kësaj radhe do të përfaqësohet edhe me ekipe nga Turqia, Italia dhe vende të ndryshme.

Kryetari i Shoqatës Vllaznimi, Idriz Gashi, deklaroi “Çdo gjë është gatshme për një fillim spektkolar të edicionit të 18-të Turneu ndërkombëtar i  futbollit për grup-moshat e reja. Durrësi për 10 ditë do të jetë kryeqiteti i fëmijëve nga gjithë Ballkani dhe  jo vetëm, andaj motoja mbetet  'Të ndryshëm por të barabartë”, -  tha ai

Sipas  organizatorit  shorti për pjesën e parë të turneut do të hidhet të dielën në orën 17:00, për grup-moshat u-9, u-11 dhe u-13.

Kujtojmë se të gjitha ekipet pjesëmarrëse krahas aktiviteteve sportive (ndeshjeve të futbollit) do të kenë raste  të marrin pjesë edhe në aktivitete  tjera  kuturore- sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat