Perez ultimatum Mbappes

Futboll

Perez ultimatum Mbappes

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 00:19
Perez

Florentino Perez është lodhur nga telnovela Mbappe.

Presidenti i Real Madridit është i vetëdijshëm se skuadra e Carlo Ancelottit ka nevojë për një sulmues në radhët e tyre që mund të veshë 9-shin e Karim Benzemas.

Për këtë arsye ai i ka dhënë një ultimatum lojtarit.

Siç raportohet nga Tomas Gonzalez Martin në “El Debate”, tashmë e di se ai ka disa ditë për të zgjidhur të ardhmen e tij. Nga kryeqyteti i Spanjës nuk do ta presin gjithë verën.

Në këtë mënyrë gjithçka do të varet nga vetë lojtari. Në Francë, ata këmbëngulin se pozicioni i PSG-së është i qartë: nëse nuk rinovon, e shesin atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat