Emërllahu: Për të ardhmen mendoj vetëm pas Evropës

Futboll

Emërllahu: Për të ardhmen mendoj vetëm pas Evropës

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 13:08
Emërllahu në veprim me fanellë bardhë e zi

Mesfushori Lindon Emërllahu vlerësoi maksimalisht paraqitjen e Ballkanit ndaj Ludogorets dhe tha se ky grup futbollistësh është shumë i fortë dhe mund të shkojë shumë larg.

“Besoj se me ndeshjen ndaj Ludogorets, treguam se është e mundur gjithçka.

Me këtë grup që kemi, jemi shumë më të fortë dhe kemi ariut një nivel më lart.

Jemi më agresivë dhe dimë të mbrohemi më mirë dhe ta ruajmë topin.

Jemi rritur shumë, krahasuar me një vit më parë”, tha mesfushori.

Për Lindon Emërllahun nuk kanë munguar zërat e merkatos, megjithatë mesfushori deklaroi se do të mendojë për të ardhmen vetëm pas aventurës europiane me Ballkanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat