Lukaku bën deklaratën e papritur

Futboll

Lukaku bën deklaratën e papritur

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 18:14
Lukaku

Në Itali e presin të mbërrijë shumë shpejt te Juventusi.

Por pakënaqësia e tifozëve të Interit, e gjithashtu edhe atyre të Juventusit ndaj sulmuesit belg, duket se ka hedhur në erë gjithçka.

Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, shfaqet Lukaku i cili është filmuar nga një tifoz që e ngacmon për Juventusin.

Nëse firmos për Juventusin, mos thuaj kurrë “forca Juve””, dëgjohet të thotë tifozi drejtuar sulmuesit.

Në mënyrë ë papritur, ky i fundit i kthehet me qetësi. “Jo, jo, asnjëherë. Nuk besoj se marrëveshja do të bëhet”, thotë sulmuesi para se të futet në makinë.

Një sinjal i rëndësishëm për të ardhmen e tij, që mund të ndryshojë tashmë shumë skenarë të merkatos në Serinë A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat