Ylber Ramadani: Jam shumë i lumtur që jam pjesë e klubit të madh siç është Lecce 

Futboll

Ylber Ramadani: Jam shumë i lumtur që jam pjesë e klubit të madh siç është Lecce 

Nga: K.G.. Më: 4 gusht 2023 Në ora: 15:25
Ylber Ramadani

Futbollisti nga Kosova, Ylber Ramadani, anëtar i kombëtares së Shqipërisë, ndihet krenar që iu bashkua klubit të njohur italian, Lecce.

Mesfushori kuqezi ka firmosur për tre sezone me mundësi vazhdimi edhe për një vit.  

”Jam shumë i lumtur që jam pjesë e klubit të madh siç është Lecce. 

Mezi pres të jap shpirtin tim për këtë fanellë, faleminderit të gjithëve dhe agjentit tim Shkumbin Qormemeti dhe SSM Agency. Forza Lecce”, ka shkruar Ramadani në profilin e tij në facebook.

Ramadani ka falënderuar edhe klubin skocez Aberdeen, me të cilën ka kaluar periudhë shumë të mirë.

“Të dashur tifozë të Aberdeen faleminderit për këtë vit të mahnitshëm, ka qenë për mua një përvoja më e mirë që kam në jetën time

Unë dua të falënderoj Dave Cormak, Steven Guun dhe të gjithë trajnerët për punën me mua dhe gjithashtu shokët e ekipit tim.

Faleminderit tifozë të mrekullueshëm që më mbështetën nga ndeshja e parë dhe nga ndeshja e fundit, ishte një kënaqësi që nuk do ta harroj kurrë, ‘Një herë e kuqe gjithmonë një e kuqe’“, shpreh falënderimin Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat