Dukagjini zhgënjen, Malisheva me pikë të mëdha nga Klina

Futboll

Dukagjini zhgënjen, Malisheva me pikë të mëdha nga Klina

Nga: K. G. Më: 12 gusht 2023 Në ora: 19:02
Pamje nga ndeshja

Dukagjini i Klinës ka zhgënjyer tifozët në stadiumin “18 Qershori”.

Malisheva ka arritur tre pikë të mëdha nga Klina duke i shkaktuar humbje me rezultat 1:0 Dukagjinit, në hapje të edicionit të ri të elitës së futbollit të Kosovës.

Ndeshja u përshkrua me rivalitet në një atmosferë të mirë, por vendasve iu hasi sharra në gozhdë.

Në minutën e 46-të Arlind Veliu shtang vendasit, duke shënuar për fitoren e Malishevës.

Në javën e ardhshme Dukagjini luan në Podujevë me Llapin dhe Malisheva e pret Fushë Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat