Gjilani bën një tjetër goditje

Futboll

Gjilani bën një tjetër goditje

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 18:00
Pamje nga një ndeshje

Edi Basa do të jetë pjesë e Gjilanit. Sulmues kroat, i cili në dy edicionet e fundit luajti me Kukësin do i bashkohet ekipit të Gentian Mezanit.

30-vjeçari do të vihet menjëherë nën urdhrat e teknikut vlonjat.

Basa është një lojtar cilësor, teksa në dy sezonet me Kukësin luajti në 74 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës, duke shënuar dhe 14 gola.

Mezani ka nisur nga puna për të ndërtuar skuadrën, pasi menjëherë pas Kupave të Europës nga Gjilani u largua pjesa më e madhe e lojtarëve.

Afrimi i investitorëve bëri që gjërat të ndryshojnë dhe me financat e sigurta, Gjilani pritet që dhe në edicionin e ri të jetë pretendent.

Skuadra nuk luajti ndeshjen e javës së parë me Fushë Kosovën, pikërisht për shkak të situatës ku ndodhej klubi, por tani që gjërat janë stabilizuar Gjilani pritet të kthehet në fushë që këtë javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat