Spanja kampione e botës, Anglia nuk ia del 

Futboll

Spanja kampione e botës, Anglia nuk ia del 

Nga: K. Goca Më: 20 gusht 2023 Në ora: 14:01
Spanja

Spanja është kampion i ri i botës në futboll.

Vashat spanjolle triumfuan me rezultat 1;0 ndaj Anglisë, në finalen që u zhvillua në stadiumin “Olimpik” në Sydney të Australisë.

Fitorja e Spanjës do të ishte edhe më e thellë sikur futbollistja Jenifer Hermoso të shënonte nga penalltia në minutën e 70-të.

Portierja Mary Earps e priti penalltinë e Jenifer Hermoso.

Futbollistja Olga Carmona Garcia është kreatore e triumfit të Spanjës, duke shënuar në minutën e 29-të.

Anglezet përkundër angazhimit, nuk ia dolën dhe stolisen me medalje të argjendtë.

Suedia e Kosovare Asllanit është fituese e medaljes së bronztë, pasi dje e mposhti me rezultat 2:0 Australinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat