Llapi shijon fitoren e parë e me rezultat të thellë në edicionin e ri

Futboll

Llapi shijon fitoren e parë e me rezultat të thellë në edicionin e ri

Nga: K.G. Më: 20 gusht 2023 Në ora: 18:52
Llapi

Llapi i Podujevës ka arkëtuar tre pikë domethënëse në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Llapjanët shënuan fitore me rezultat 3:0 ndaj Dukagjinit të Klinës, në takimin e javës së dytë të elitës së futbollit të Kosovës.

Dukagjini ka pësuar humbjen e dytë rresht.

Golat i shënuan Blakçori (68’) e Hyseni (78’) e Selimi (88’).

Llapi është në vend të pestë me 3 pikë dhe Dukagjini në të tetin pa pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat