Shkëndija pret Shkupin në Tetovë

Futboll

Shkëndija pret Shkupin në Tetovë

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 20:39
Pamje nga një ndeshje

Xhiroja e gjashtë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut vjen të shtunën me pesë ndeshje në program.

Fokusin në këtë xhiro e merr derbi ndërmjet dy ekipe shqiptare, Shkëndijës dhe Shkupit që zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë. Kjo është përballja e parë direkte e këtij sezoni, ndërmjet dy ekipeve më të mira shqiptare në vendin tonë.

Derbi do të luhet nesër nga ora 16:00, përderisa në të njejtën kohë do të zhvillohen edhe katër ndeshje tjera. Skuadra e Gostivarit në shtëpi do të pret Sileksin, ndërsa Voska Sporti në Ohër do të përballet me Bregallnicën e Shtipit.

Në dy ndeshjet tjera takohen, Brera – Rabotniçki dhe Vardari – Makedonija Gjorçe Petrov. Këtë xhiro e mbyll Struga Trim Lum që do të luaj të hënën me Tikveshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat