Reagon United

Futboll

Reagon United

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 14:51
Anthony

Nisja hetimeve nga autoritetet e Sao Paulo, për akuzat e dhunës në familje i ka kushtuar jo pak, anësorit brazilian të Manchester United, Anthony, me këtë të fundit që është përjashtuar nga Kombëtarja e Brazilit për përballjet e shtatorit ndaj Bolivisë e Perusë dhe së fundmi një reagim mbi këtë çështje e ka bërë dhe klubi anglez.

Me anë të një komunikate zyrtare, “djajtë e kuq” të United, janë shprehur se klubi e ka marrë seriozisht çështjen e hetimeve, teksa janë shprehur se janë në pritje të informacioneve të mëtejshme nga hetimet e autoriteteve braziliane përpara se të marrin një vendim.

“Manchester United i njeh akuzat e bëra ndaj Anthony dhe jemi në pritje të informacioneve të mëtejshme nga hetimet e autoritetet vendase.

Ne e kemi marrim seriozisht këtë çështje, duke marrë parasysh ndikimin e këtyre akuzave dhe pasojat që do të kenë tek viktimat”,- thuhej në komunikatën e klubit.

Ndërkaq, kujtojmë se, që prej së hënës mediat braziliane kanë raportuar se anësori brazilian i Manchester United është nën hetim nga gjykata e Sao Paulos për dhunë në familje ndaj ish-të dashurës së tij, Gabriela Cavallin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat