Kane krahason Tottenhamin dhe Bayernin

Futboll

Kane krahason Tottenhamin dhe Bayernin

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 16:01
Harry Kane

Harry Kane ka folur për startin e aventurës me Bayern Munchen, duke i vlerësuar gjermanët si një klub të madh dhe me mentalitet të jashtëzakonshëm.

Kapiteni i kombëtares së Anglisë, i cili u bë dhe golashënuesi më i mirë i Tottenham Hotspurs në sezonin e shkuar, ka folur për diferencat mes dy klubeve.

30-vjeçari kompletoi transferimin e bujshëm prej 100 milionë paundësh në verë tek gjigandët bavarezë dhe e ka nisur mirë aventurën në Allianz Arena, me 3 gola të shënuar në 3 ndeshjet e para.

”Synimi ynë ishte të fitonim tek Tottenham, por nëse kalonim një seri ndeshjesh pa fitore nuk mund të quhej një tragjedi. Tek Bayerni është ndryshe. Presioni është për të fituar çdo ndeshje.

Pasi fituam dy ndeshjet e para 3-1 dhe 4-0 kishte diskutime që njerëzit nuk ishin të kënaqur me mënyrën se si kishim luajtur. Këtë e quaj mentalitet të një klubi të madh,” u shpreh Kane.

Pavarësisht se mbajti për shumë sezone veshur fanellën e Tottenham, Harry Kane nuk fitoi asnjë trofe.

Transferimi tek bavarezët bën sens për goleadorin anglez, i cili dëshiron të konfirmojë statusin e tij të lartë, jo vetëm me anë të shënimit të golave, por edhe me anë të fitimit të trofeve, një aspekt që Bayern Munchen ia garanton. Bavarezët kanë fituar 11 herë radhazi titullin kampion në Gjermani dhe janë një prej favoritëve kryesorë për triumfin në Champions League në edicionin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat