Aleksi nuk ka dyshime

Futboll

Aleksi nuk ka dyshime

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 19:03
Aleksi

Mesfushori i Egnatias, Albano Aleksi, është i bindur se në këto momente ka më shumë rëndësi që skuadra të marrë tre pikët për t’u konfirmuar mes pretendentëve.

Për të parë realisht se në çfarë niveli janë rrogozhinasit, ai pret ndeshjen e radhës.

“Rëndësi kanë tre pikët dhe vazhdojmë në ndeshjen e radhës duke rregulluar gabimet që kishim në pjesën e dytë.

Kjo ishte java e tretë, pavarësisht gabimit në javën e parë në fushën tonë, prisnim më shumë. Por rëndësi ka që kemi 6 pikë.

Ndeshja e radhës është me Partizanin, është ekip i fortë dhe pretendent. Aty do të duket forca e Egnatias. Shpresojmë që në ndeshjen që vjen të marrim rezultat pozitiv”, tha për “MCN” Aleksi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat