A u përfshinë shërbimet sekrete ruso-serbe në ndeshjen Rumani-Kosovë?

Futboll

A u përfshinë shërbimet sekrete ruso-serbe në ndeshjen Rumani-Kosovë?

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Pompoziteti me të cilën u shfaqën pankartat “Kosovo je Srbija” (Kosova është Serbi), në ndeshjen e fundit mes Rumanisë dhe Kosovës të krijojnë përshtypjen e përfshirjes edhe të elementeve të rëndësishme shtetërore ruse dhe serbe në këtë spektaktël të shëmtuar dhe fyes huliganist, shkruan Instituti Octopus, transmeton KosovaPress. 

“Përmasat e pankartës, mënyra misterioze se si ajo i shpëtoi kontrollit të organeve të rendit dhe sigurisë në stadiumin Arena Națională (Arena Kombëtare) të Bukureshtit, më 12 shtator, dhe mbi të gjitha përzgjedhja e përmbajtjes së pankartës, janë indikacione të forta për përfshirje të mundshme të shërbimeve sekrete ruse dhe serbe, me qëllim provokimin e ekipit përfaqësues të Kosovës dhe shkaktimit të incidenteve në fushë e jashtë saj që pastaj të ndikonin në imazhin e përgjithshëm të Kosovës në botë”, thonë nga Octopus.

Për të argumentuar këto pretendime, instituti ka publikuar një analizë të lidhjeve të tifo grupit “Ultras Tricolorii”, politikanit ultranacionalist dhe djathtistit ekstrem George Simion dhe partisë që ai drejton Aleanca për Bashkimin e Rumunëve si dhe shërbimeve sekrete ruse.

Analiza e plotë:

Huliganët rumunë të cilët kanë vendosur pankartën ‘Kosovo je Srbija’ (Kosova është Serbi), gjatë ndeshjes së futbollit ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës janë anëtarë të grupit të quajtur ‘Ultras Tricolorii’. Ky grup njihet për pikëpamjet e tij nacionaliste dhe antishqiptare. Ata janë përfshirë në një sërë incidentesh të dhunshme në ndeshje futbolli, si në Rumani ashtu edhe jashtë saj.

Ofendimet dhe komentet nuk munguan gjatë lojës ku brenda 17 minutave, loja në stadiumin e kryeqytetit Rumun u ndërpre pasi që pankarta me mesazhe degraduese u pa mbrapa portës duke nxitur urretje dhe thirrje nacionaliste. Kjo shkaktoi indinjatë tek lojtarët e Kosovës pasi që nuk pranuan të vazhdojnë lojën në këtë mënyrë dhe loja u ndërpre. Edhe pse loja rifilloi pas 50 minutave dhe përfundoi me disfatën e Kosovës prej Rumanisë, UEFA njoftoi që është hapur një procedurë disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Rumanisë për mesazhe fyes dhe sjellje raciste.

Gjithashtu, shfaqja e pankartës “Kosova është Serbi” gjatë ndeshjes ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës u dënua si nga Federata Rumune e Futbollit, ashtu edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës. Federata Rumune e Futbollit nisi një hetim mbi incidentin dhe ata kanë premtuar se do të marrin masa kundër huliganëve përgjegjës.

Nuk është e qartë se sa anëtarë kanë ‘Ultras Tricolorii’, por ata janë një grup i mirëorganizuar dhe i financuar goxha mirë. Ata kanë faqet e tyre të internetit dhe llogaritë e tyre në mediat sociale, dhe shpesh udhëtojnë në ndeshjet jashtë vendit për të mbështetur kombëtaren rumune.

Pikëpamjet e grupit për Kosovën ndahen nga shumë nacionalistë rumunë. Ata besojnë se Kosova është me të drejtë pjesë e Serbisë dhe e kundërshtojnë pavarësinë e saj. Ata shpesh shfaqin pankarta dhe brohoritje që shprehin këto pikëpamje në ndeshjet e futbollit.

Si në disa vende të tjera të Ballkanit dhe më gjerë, grupet ultranacionaliste dhe huliganët e futbollit janë të lidhura ngushtë me interesat politike. Në Rumani disa prova që sugjerojnë se mund të ketë lidhje midis huliganëve "Ultras Tricolorii" dhe George Simion, politikan rumun i ekstremit të djathtë. George Simion besohet që ka lidhje me FSB ruse pasi është parë të takohet me Mark Tkaciuk që ka qenë njeri i shërbimit rus. Pavarësisht paraqitjes dhe ideologjisë së tij, George Simion është një ndër emrat më të famshëm në Rumani. Si themelues i partisë së djathtë para 3 vjetëve konsiderohet si kërcënim për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në Rumani.

Nga oponentë e tij politikë, Simion dhe partia e tij shihen të njëjta me ideologjinë e diktatorit të ish Kryeministrit të Rumanisë, Ion Antonescu që ka qenë përgjegjës për vdekjen e Jahudive Rumunë gjatë Holokaustit. Vazhdon të jetë i njohur si shpërndarës i teorive konspirative që shumë prej elementeve që përdoren janë për qëllim të përhapjes së Propagandës Ruse.

Në vitin 2019, Simion u fotografua me anëtarët e “Ultras Tricolorii” në një ndeshje futbolli. Ai është parë gjithashtu duke marrë pjesë në mitingjet, organizimet dhe ngjarjet e tyre.

Përveç kësaj, disa anëtarë të "Ultras Tricolorii" kanë shprehur mbështetje për Simion dhe partinë e tij, Aleancën për Bashkimin e Rumunëve (AUR). Për shembull, në vitin 2020, një grup anëtarësh të "Ultras Tricolorii" u arrestuan për sulmin në një tubim politik të organizuar nga AUR.

Modeli i lidhjes së AUR me huliganët e "Ultras Tricolorii" është shumë i ngjashëm me bashkëpunimin e ngushtë mes radikalëve nacionalistë serbë dhe tifo grupeve gjatë viteve 90-ta, por edhe tani. Politika në Serbi shfrytëzonte prirjen e dhunshme të huliganëve të fubtollit për t’i arritur qëllimet e tyre politike, ndërsa në anën tjetër huliganët përfitonin mbrojten dhe paprekshmërinë nga organet e rendit, dhe ushtronin të lirë veprimtarinë e tyre.

Për të sfiduar autoritetin e shtetit dhe për të çuar përpara axhendën e tij politike, George Simion dhe partia e tij Aleanca për Bashkimin e Rumunëve (AUR), kanë nevojë për dhunën dhe brutalitetin e huliganëve dhe grupeve kriminale, si në rastin e "Ultras Tricolorii". Duhet të theksohet se "Ultras Tricolorii" janë përfshirë në shumë ngjarje të dhunshme, dhe për një kohë kanë qenë të përjashtuar nga stadiumet, por më pas kanë ndërmarrë reforma gjoja duke deklaruar se do të heqin dorë nga dhuna.

Aleanca për Bashkimin e Rumunëve (AUR) ka një bazë ideologjike ultranacionaliste dhe në ligjërimin e tyre publik ata premtojnë bashkimin e të gjithë rumuneve. Kjo parti po ashtu mbron idenë e tërheqjes së Rumanisë nga Bashkimi Evropian, një pozicion shumë kundërthënës. AUR njiohet si një parti anti-establishment, dhe ka arritur të jetë atraktive në tërheqjen e elektoratit të pakënaqur me politikën tradicionale rumune. Në ëebsitin zyrtar të AUR reklamohen me pompozitet katër shtyllat si vlera të këtij subjekti politik: familja, kombi, besimi i Krishterë, dhe liria. AUR i njeh anëtarët e saj si “mbrojtësit e Kishës”. AUR është themeluar në vitin 2021.

Ndryshe, ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë që u mbjat më 12 shtator ishte e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian (Gjermani 2024).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat