Manchester Utd hap “thesin”

Futboll

Manchester Utd hap “thesin”

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 19:09
Vinicius Junior

Manchester Utd hap “thesin”!

Ashtu si në verën e vitit 2022 dhe këtë merkato vere, “galaktikët” e Real Madrid dështuan të transferonin në “Santiago Bernabeu”, “yllin” e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dhe tashmë janë në pritje të hapësirës së radhës së transferimeve për të përmbushur kalimin e francezit, në La Liga.

Mirëpo, ardhja e Kylian Mbappe mund të sjellë në largimin e një “yjeve” të “galaktikëve” dhe sipas raportimeve më të fundit të mediave britanike, i larguar mund të jetë anësori brazilian i sulmit, Vinicius Junior.

Sipas prestigjiozes britanike, “Daily Mail” dhe asaj spanjolle “Defensa Central”, “djajtë e kuq” të Manchester United janë të interesuar të afrojnë në skuadrën e tyre një lojtar si Vinicus e për këtë aryse janë të gatshëm t’i ofrojnë këtij të fundit plot 70 milionë euro në sezon, shifër kjo që nuk është lehtësisht e refuzueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat