Tonali: I dhashë shumë Milanit

Futboll

Tonali: I dhashë shumë Milanit

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 12:05
Tonali - majtas

Sandro Tonali rikthehet në Milano dhe në “San Siro”, por tashmë si një kundërshtar i Milanit.

Newcastle do të përballet këtë të martë me Milanin në kuadër të ndeshjes së parë, në fazën e grupeve të Champions League.

Ndërsa ka folur për mediet në prag të këtij takimi, mesfushori i skuadrës britanike u shpreh se ka një përzierje emocionesh, ndërsa shton se Milan është skuadra që ai mbështet.

“Këto janë emocione të vështira, sepse kjo është skuadra që unë mbështes dhe skuadra që më dha mundësinë të rritem. Megjithatë këtë të martë do të jetë diçka tjetër dhe nuk do të kem probleme për të menaxhuar veten.

Do të jetë e vështirë të shoh stadiumin plot… do të jetë emocioni më i forte sepse stadiumi dhe tifozeria të ndihmojnë.”-tha ai.

Më tej i pyetur në lidhje me largimin e tij nga Milan në drejtim të Newcastle, se çfarë do kishte bërë nëse çdo gjë do varej nga ai vetë, Tonali tha se ndjehet i lumtur për këtë lëvizje që ka bërë.

“Është e vështirë për një lojtar të kërkojë një transferim në një ekip të caktuar.

Që nga momenti që kam marrë ofertën nga Newcastle kam qenë i lumtur.

I dhashë shumë Milanit dhe e bëra me njerëzit që më duan akoma sot.

Përpara se të bëja këtë zgjedhje kam folur me njerëz që e duan Milanin.

Nuk u zgjova në mëngjes dhe vendosa ta bëj të gjithë këtë”-vijoi mesfushori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat