Nagelsman do të jetë komisari teknik i Gjermanisë në “Euro 2024

Futboll

Nagelsman do të jetë komisari teknik i Gjermanisë në “Euro 2024

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 13:17
Nagelsman

Mediat gjermane janë të bindura se Julian Nagelsman do të jetë komisari teknik i “Die Mannschaft” të paktën për Europianin që do të mbahet në Gjermani pranverën e ardhshme.

Mësohet se palët kanë arritur një akord orët e fundit edhe pse ngërçi financiar ishte i madh. Siç dihet Nagelsman është ende për dy vite nën kontratë me Bajernin, i cili e paguan me rreth 8 milionë euro në sezon.

Ndërsa nga ana tjetër Federata Gjermane e Futbollit i ka ofruar një kontratë prej 4 milionë eurosh në vit.

Fakti se i kanë kërkuar që të prijë Gjermaninë në një kompeticion të organizuar në vendlindje ka bërë që Nagelsman të privohet nga shumë të konsiderueshme eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat