Deliallisi sfidon Tiranën

Futboll

Deliallisi sfidon Tiranën

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 11:38
Alfred Deliallis

Fitorja ndaj Dinamo City-t në javën e katërt të Kategorisë Superiore ishte një lloj morali për Erzenin. Skuadra shijakase mori fitoren e parë me rezultatin 2-1. Një sukses shumë i rëndësishëm, këtë e ka komentuar trajneri Alfred Deliallisi.

Fitorja me Dinamon i ka dhënë tjetër dimension ekipit. Në futboll zakonisht fitoret të japin edhe më shumë besim dhe për këtë motiv them se dueli i fituar pak ditë më parë ka ardhur në momentin e duhur”, tha Alfred Deliallisi.

Në javën e pestë, Erzeni do të përballet me Tiranën, në një sfidë ku skuadra shijakase do të përpiqet të marrë maksimumin, madje vetë trajneri as nuk e mendon barazimin ndaj skuadrës kryesuese.

“E dimë fare mirë se kundër kujt luajmë, por ne do të shkojmë në Tiranë për të bërë maksimumin. Nuk kam përgatitur lojtarët për të luajtur pëër barazimin pasi secilën ndeshje e luajmë për të dhënë gjithçka”, theksoi tekniku i ekipit te Erzenit. 

Asnjë dëmtim apo mungesë, skuadra do të jetë e plotë në takimin ndaj Tiranës, por trajneri Deliallisi vazhdon të këmbëngulë për një sulmues, dhe duket se drejtuesit do ja plotësojnë dëshirën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat