Ancelotti: Problemi me trajnerët e brezit të ri

Futboll

Ancelotti: Problemi me trajnerët e brezit të ri

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 17:10
Ancelotti

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, i është përgjigjur kritikave taktike pas humbjes së pësuar ndaj Atletico Madrid të dielën mbrëma. Ai ka thumbuar edhe shkollën e re të trajnerëve.

Ancelotti tha se edhe nëse sistemi i tij me skemën e diamantit, i zbatuar këtë sezon, i kishte pikat e tij të dobëta, ai u dha atyre përfitime të mjaftueshme diku tjetër. Ai u pyet gjithashtu nëse lëvizja e Rodrygo Goes dhe Vinicius Junior më tej në mes ishte e mirë për lojën e tyre.

“Gabimet që bën brezi i ri i trajnerëve janë se ata u japin shumë informacion lojtarëve të tyre kur ata kanë topin. Dhe unë, që jam nga shkolla e vjetër, i jap më shumë liri krijimtarisë”.

“Pa top, gjithçka duhet të jetë sakrificë dhe përqendrim. Ata duhet të dinë se ku të jenë në çdo kohë. Kjo është e qartë. Por me topin duhet të ketë vend për kreativitet”.

“Nëse ata duan të hapen dhe të sulmojnë nga krahu, nuk do t’u them kurrë të mos dalin në krah, sepse ka të bëjë me interpretimin.

Varet nga kreativiteti i lojtarëve që ke, sa më kreativë të jenë, aq më pak udhëzime u nevojiten, lojtarëve më pak kreativë u duhen dhënë më shumë udhëzime. Nuk dua të pakësoj krijimtarinë e të gjithëve”.

Ancelotti sigurisht ngre një debat interesant. Me kalimin e kohës, duket se trajnerët po kërkojnë më shumë sisteme sulmuese të mekanizuara në mënyrë që të çajnë mbrojtjet kundërshtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat