Llapi prezanton Veliun 

Futboll

Llapi prezanton Veliun 

Nga: K.G.. Më: 6 tetor 2023 Në ora: 17:55
Valmir Veliu e Mentor Zhdrella

Skuadra e Llapit të Podujevës ka prezantuar futbollistin Valmir Veliu.

Pas një kohe Veliu kthehet në folenë e vjetër pasi që për një periudhë ka luajtur për ekipin turk Gaziantep.

“Kemi kënaqësinë t'iu njoftojmë se sulmuesi këmbëshpejtë, Valmir Veliu është rikthyer sërish tek Llapi.

Pas disa bisedimeve të Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella dhe lojtarit është arritur marrëveshja që këtë edicion Veliu t'i mbroj ngjyrat bardhekaltër.

Rikthimi i Veliut tek klubi ynë është një forcë shtesë për arritjen e objektivave të klubit.

Klubi i ka përfunduar gjitha procedurat e transferimit dhe Veliu do të jetë i gatshëm të paraqitet nga ndeshja e së dielës ndaj Lirisë.

Vazhdojmë së bashku edhe më të fortë”, njofton Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat