Real Madridi në stilin e liderit, deklason Osasunën

Futboll

Real Madridi në stilin e liderit, deklason Osasunën

Nga: K.G. Më: 7 tetor 2023 Në ora: 18:09
Real

Reali Madridi ka treguar lojë të madhe në duel me Osasunën, duke e deklasuar me rezultat 4:0 në kuadër të javës së 9-të të kampionatit spanjoll.

Në pjesën e dytë reali e shembi me gola rivalin, madje në minutën e 84-të, Joselu dështoi nga penalltia, ku goditjen e tij e priti portieri Herrera.

Golat i realizuan Jude Bellingham (9' e 54'), Vinicius Junior (65') e Joselu (70'). 

Pas javës së 9-të Reali kryeson me 24 pikë, pasojnë Girona 22, Barcelona 20 dhe Osasuna renditet në vend të 10-të me 10 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat