Chiellini realizon gol

Futboll

Chiellini realizon gol

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 14:48
Pamje nga ndeshja

Ndryshe nga Inter Miami, që pavarësisht kthimit në fushë të Messi-t pas dëmtimit nuk ka arritur të kualifikohet në fazën playoff Los Angeles i Giorgio Chiellini-t është kualifikuar për fazën pasardhëse të MLS, ku do të duhet të mbrojë titullin e fituar sezonin e kaluar.

Megjithatë, ish-kapiteni i Juventus-it ka qenë protagonist i një momenti jo shumë të bukur personal në ndeshjen e luajtur në orët e para të mëngjesit të së dielës (me orën tonë) kundër Austin, e fituar 4-2 nga kalifornianët.

Goli i dytë i Seattle, në fakt, ka qenë një autogol i mbrojtësit italian.

Një realizim i bukur, por në portën e gabuar në minutën e 94-t të ndeshjes.

Një episod fatkeq për ish-kampionin e Europës, por që nuk ka ndikuar te rezultati përfundimtar i sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat