Vinicius: Gjithë karrierën time te Real Madridi?

Futboll

Vinicius: Gjithë karrierën time te Real Madridi?

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 13:47
Vinicius

Vinicius Junior (23 vjeç, 6 ndeshje dhe 2 gola në La Liga, këtë sezon), foli për karrierën e tij dhe më gjerë, në këtë moment të artë me fanellën e Real Madridit:

“Unë e dua jetën këtu në përgjithësi, gjithçka po shkon shumë mirë për mua dhe familjen.

A është Real Madridi klubi i jetës sime? Mendoj se mund të qëndroj këtu për gjithë karrierën time, por klubi i jetës sime është Flamengo.

I kam premtuar babait që një ditë do të kthehem atje. Duhet ta respektoj këtë premtim” , – ka njoftuar ai për “France Football”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat