Vinicius: Më pëlqen kur më ngacmojnë

Futboll

Vinicius: Më pëlqen kur më ngacmojnë

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 14:42
Vinicius

Vinicius është një nga futbollistët më të njohur në botën e sportit. Braziliani ka qenë gjithmonë një kampion i çështjeve sociale, siç është lufta kundër racizmit. Lojtari i Realit të Madridit ka dhënë një intervistë për “L’Equipe”, ku ndër të tjera ka folur edhe për episodin e shëmtuar në “Mestalla” (Valencia) në sezonin e kaluar.

Braziliani pranoi se ngjarja që ndodhi në Valencia ka qenë shumë e rëndë për të, ndonëse tha se nuk është episodi i vetëm ku ka vuajtur nga racizmi.

“Kjo ka ndodhur në shumë raste, por ajo në Valencia ishte një situatë flagrante.

Ndjeva shumë trishtim.

Nëse jam në fushë është për t’i bërë njerëzit të lumtur. Dhe një grup, që e di që është pakicë, mund të të ndikojë deri në atë pikë sa të mos mendosh më për të luajtur.

Mësova shumë nga racizmi, çdo ditë mësoj se është një temë delikate dhe e ndërlikuar.

Personalisht më pëlqen shumë kur tifozët kundërshtarë më ngacmojnë, më thumbojnë, por racizmi është një dimension tjetër është diçka krejt ndryshe.

Duhet të veprojmë të gjithë së bashku që këto lloj ngjarjesh të ndodhin gjithnjë e më rrallë”, deklaroi sulmuesi i Realit të Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat