Mesfushori është kthyer në liderin e skuadrës londineze

Futboll

Mesfushori është kthyer në liderin e skuadrës londineze

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 15:12
Martin Odegaard e Granit Xhaka

Martin Odegaard ishte vetëm 16 vjeç kur u ble nga Real Madrid. Norvegjezi u aktivuzua për dy vite me ekipin Castilla të “Los Blancos”. Më pas huazimet në Eredivisie (Heerenveen, Vitesse) dhe te Real Sociedad.

Në janarin e vitit 2021 u huazua tek Arsenali në Premier League, me Gunners që e blenë përfundimisht nga Reali për 35 mln euro në verën e atij viti.

Mesfushori është kthyer në liderin e skuadrës londineze, aty ku mban edhe shiritin e kapitenit. Tek Arsenali ndihet shumë mirë dhe vendimin për t’u transferuar përfundimisht në Emirates e cilëson si më të mirin.

“Periudha e kaluar te Reali ishte e bukur, edhe pse dikush mund të mendojë ndryshe. Kam mësuar shumë, u poqa dhe maturova shumë, dhe pata mundësinë të stërvitesha me disa nga lojtarët më të mirë në botë.

Por, në fund, largimi nga Reali ishte vendimi më i mirë për mua, pasi doja të luaja më shumë dhe doja të rritesha edhe më tepër si futbollist.

Sigurisht që jam zbavitur te Reali. Ndoshta erdhi shumë shpejt rasti të isha pjesë e Realit, por ishte një përvojë e mrekullueshme”, u shpreh 24-vjeçari viking, kapiten tek Arsenali dhe kombëtarja norvegjeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat