Dy shqiptarë dhe lojtari i kampionit të Kosovës, po luajnë kundër Serbisë në stadium të Zvezdës

Futboll

Dy shqiptarë dhe lojtari i kampionit të Kosovës, po luajnë kundër Serbisë në stadium të Zvezdës

Nga: K. Goca Më: 17 tetor 2023 Në ora: 21:37
Pamje nga ndeshja

Shqiptarët Marko Tuçi, Driton Camaj dhe lojtari i kampionit të Kosovës, Ballkanit të Therandës, Edvin Kuç, po paraqiten titullarë për Malin e Zi kundër Serbisë në stadiumin “Rajko Mitiç” (stadiumi i Cërvena Zvezdës) në Beograd.

Rezultati është 1:1 në 45 minutat e parë.

Mali i Zi ka barazuar me golin e Jovetiq në minutën e 36-të.

Për vendasit realizoi Mitroviq në minutën e 9-ë.

Ndeshja është e vlefshme e grupit G të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat