Oferta e majme nga “Al Ahli” për Vinicius Junior

Futboll

Oferta e majme nga “Al Ahli” për Vinicius Junior

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 16:26
Vinicius Junior

Futbollisti brazilian, Vinicius Junior është futbollisti i radhës në futbollin evropian që po kërkohet në Arabinë Saudite.

“Fichajes” ka raportuar të enjten se interesim për brazilianin ka shprehur skuadra Al-Ahli.

Mësohet se ekipi saudit do të tentojë transferimin e Viniciusit verën tjetër dhe po përgatit një ofertë të majme për ta bindur Real Madridin në lirimin e tij.

“Al-Ahli” është gati të paguajë deri në 200 milionë euro për kartonin e 23-vjeçarit. Reprezentuesi i Brazilit është pjesë e Realit prej vitit 2018, kur iu bashkua nga Flamengo dhe me ekipin spanjoll ka kontratë deri në vitin 2026.

Këtë sezon ai ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 1 asistim në 7 paraqitje në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat