Malisheva pret Dukagjinin në ‘Liman Gegaj’

Futboll

Malisheva pret Dukagjinin në ‘Liman Gegaj’

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 12:13
Malisheva

Malisheva është nikoqir i Dukagjinit të Klinës në kuadër të xhiros së 10-të në Albi Mall Superligë.

Vendasit rikthehen të luajnë në stadiumin e tyre ‘Liman Gegaj’ pas një periudhe të gjatë pasi stadiumi në fjalë ishte në rinovim e sipër.

Të besuarit e Senad Alirifës vijnë në këtë takim pas humbjes nga Drita dhe kërkojnë të rikthehen te rezultatet pozitive.

Në anën tjetër Dukagjini nuk di për humbje që shtatë xhiro, por ka marrë gjashtë barazime dhe vetëm një fitore dhe sot kërkojnë një tjetër tre pikësh.

Malisheva: Gashi, Pira, Lichina, Xhaka, Veliu, Vitija, Bruti, Nyavedji, Hazrollaj, Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat