Tri raste të rënda kundër Kosovës, lojtarët bullgarë nuk u ndëshkuan 

Futboll

Tri raste të rënda kundër Kosovës, lojtarët bullgarë nuk u ndëshkuan 

Nga: K. Goca Më: 22 tetor 2023 Në ora: 20:53
Pamje nga ndërhyrja ndaj Egzon Rexhajt

Ku ishte gjyqtari çek Jan Petrik në ndeshjen Bullgaria U21 – Kosova U21 në kuadër të Grupit D të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.

Tri raste të rënda apo skandaloze dhe futbollistët bullgarë shpëtuan pa u ndëshkua lere me karton të kuq po as me të verdhin.

Kemi ndarë tri raste të rënda, ku mund t’i shiheni në video.

Në minutën e 78 e 35 sekonda, futbollisti Egzon Rexhaj goditet në fytyrë nga lojtari rival. 

Goditja i vjen nga prapa, gjyqtari as që e ndëshkon! 

Në minutën e 83 e 16 sekonda, ndërhyrje e ashpër ndaj Egzon Rexhajt, gjyqtari hesht, nuk ka as karton të verdhë se lere më i kuqi!

Në minutën e 87 e 33 sekonda, portieri Altin Gjokaj goditet keq me bërryl nga lojtari rival por edhe kësaj radhe gjyqtari hesht! 

Pesë kartona të verdhë dhe një i kuq u dhanë për lojtarët e Kosovës.

Ndesha siç dihet ka përfunduar baras (1:1).

Kosova U21 e selektorit Afrim Tovërlani, u dëmtua rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat