Struga eliminohet, Shpëtim Duro: Penaltitë janë çështje fati

Futboll

Struga eliminohet, Shpëtim Duro: Penaltitë janë çështje fati

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 19:56
Shpëtim Duro,

Trajneri i Struga Trim Lum, Shpëtim Duro, ka dhënë opinionin e tij pas përfundimit të ndeshjes kundër Voska Sport, në të cilën skuadra strugane u eliminua nga Kupa e Maqedonisë, vetëm përmes ruletit të penaltive.

"Pikërisht penaltitë na kishin dëmtuar edhe në finalen e edicionit të kaluar të Kupës, kompeticion me të cilin këtë herë përshëndetemi që në fazën e 1/8 së finales", thuhet në faqen e Strugës.

“Sigurisht që penalltitë janë çështje fati. Na vjen keq që nuk e zgjodhëm çështjen e fituesit që brenda 90 minutave.

Kemi luajtur me formacion pothuajsë të dytë, mirëpo sërish ishim ne skuadra që kishim kontroll të lojës. Mendoj se duheshe ta zgjidhnim brenda lojës, mirëpo futbolli është i tillë, jo gjithnjë fiton më i miri” – u shpreh Shpëtim Duro.

"Ndeshja kundër Voska Sport ishte e para e këtij edicioni në kuadër të Kupës së Maqedonisë, kjo pasi si finalistë të edicionit të kaluar ishim të lirë në raundin e parë.

Tashmë kur nuk do jemi pjesë e këtij kompeticioni, e gjithë vëmendja e skuadrës do të jetë e përqëndruar në kampionat, aty ku do të tentojmë të bëjmë më të mirën", thuhet nga faqja e Strugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat