Jalen Miller Blesa, ylli i javës në Superligë

Futboll

Jalen Miller Blesa, ylli i javës në Superligë

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 11:49
Jalen Miller Blesa,

Jalen Miller Blesa është zgjedhur futbollisti më i mirë i javës së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Sulmuesi i FC Prishtinës i realizoi dy gola në fitoren ndaj Gjilanit me rezultat 2:1, ndërsa prishtinasve iu rikthye gëzimi pas shtatë ndeshjesh pa fitore.

Pasi mori këtë çmim sulmuesi amerikan u shpreh i lumtur që u vlerësua kontributi i tij në këtë ndeshje tejet të rëndësishme për të ruajtur hapin me skuadrat e kreut të tabelës.

“Ndeshja shkoi shumë mirë, jam shumë i lumtur për bashkëlojtarët e mi. Ne ndihmuam njëri-tjetrin shumë dhe dhamë 100%. Është trajneri i ri dhe strategjia e re. FC Prishtina është një skuadër e madhe dhe ne presim që të luajmë në Evropë. Strategjia e re dhe trajneri i ri po bëjnë që gjërat të ndryshojnë shumë shpejt, por gjithë ekipi do të adaptohet me kohë. Jam shumë i lumtur dhe emocionuar që u zgjodha ylli i javës”, ka thënë Blesa për faqen zyrtare të FFK-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat