Kushtet atmosferike rrezikonin ndeshjen, Sarbryken - Bayern do të luhet

Futboll

Kushtet atmosferike rrezikonin ndeshjen, Sarbryken - Bayern do të luhet

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Në “Ludwigspark” do të luhet sot në mbrëmje mes Sarbryken dhe Bajernit edhe pse kushtet atmosferike nuk kanë qenë të favorshme për kushtet e fushës.  

Zona e Sarlandit në ditët e fundit është goditur nga moti i keq. Reshje të dendura të shiut kanë qenë të vazhdueshme dhe kanë kthyer në një “moçal” fushën ku zhvillon ndeshjet e saj ekipi i Kategorisë së Tretë.

Madje vetëm pak ditë më parë komisarët e garës u detyruan që të ndërprisnin ndeshjen mes Sarbryken dhe Dinamos së Dresdenit.   

Për të dhënë një përgjigje përfundimtare për këtë çështje zëdhënës të Federatës Gjermane të Futbollit bërë ditën e djeshme me dije se vendimi përfundimtar pritej sot në orën 14:00 kur sipas protokollit përfaqësues të ekipeve si dhe zyrtarë të Federatës do të kontrollojnë kushtet e fushës.

Por pas inspektimit të fushës veëm pak minuta më parë përfaqësues të Federatës Gjermane të Futbollit kanë bërë me dije se takimi i vlefshëm për turin e dytë të Kupës së Gjermanisë do të luhet sipas programit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat