Feronikeli 74 - Malisheva, Berisha dështon nga penalltia

Futboll

Feronikeli 74 - Malisheva, Berisha dështon nga penalltia

Nga: K.G. Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 13:50
Pamje nga një ndeshje

Ballafaqimi mes Feronikelit 74 dhe Malishevës mbyllet pa gola në 45 minutat e parë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Ndeshje e mirë në 45 minutat e parë, ndërsa Malisheva shkaktoi penallti në fund të pjesës së parë ku pengohet Lapidar Lladrovci.

Në minutln e 45+5, Jakup Berisha dështon nga penalltia, goditjen e tij e pret portieri Flamur Gashi. 

Në minutën e 33-të, Malisheva me fat, futbollisti Jakup Berisha godet fortë me të majtën e tij nga afërsia por traversa ia mohoi golin.

Ndeshja po zhvillohet në kuadër të javës së 13-të të elitës së futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat