Leao: Unë flas në fushën e lojës

Futboll

Leao: Unë flas në fushën e lojës

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 11:25
Leao

Milan siguroi fitoren e parë në Champions League, me skuadrën e Piolit që mposhti Paris Saint-Germain 2-1 me përmbysje në “San Siro”.

Një ndeshje e luftuar dhe një paraqitje pozitive për “kuqezinjtë”, ndërsa protagonisti dhe autori i një prej golave,

Rafael Leao u shpreh shumë i lumtur pas ndeshjes.

“Kjo fitore është meritë e grupit, u treguam të gjithëve se kush jemi.

Nuk kam shumë fjalë, por jam krenar për këtë skuadër. E dinim se kjo ndeshje mund të ndryshonte gjithçka, fitorja ishte gjëja më e rëndësishme dhe tani jemi të lumtur, kjo fitore na ka dhënë besim.

Kemi fituar ndaj një skuadre të fortë, që ka një lojtar si Mbappe, që për mua është një model. Kritikat për mua? Mua më motivojnë kur më kritikojnë, por unë flas në fushë dhe përpiqem të ndihmoj ekipin tim dhe besojmë te kualifikimi” – tha portugezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat