Sommer: Para meje kam një mbrojtje të fortë

Futboll

Sommer: Para meje kam një mbrojtje të fortë

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 13:48
Yann Sommer

Portieri 34-vjeçar zviceran Yann Sommer po kthehet në një pikë të fortë për zikaltërit. Skuadra e drejtuar nga trajneri Simone Inzagi siguroi kualifikimin për në turin tjetër të Ligës së Kampionëve, pas fitores 1-0 ndaj Salzburgut.

“Janë 3 pikë të rëndësishme për ne. Kundërshtarët tanë, në fillim ishin agresivë, por në fund ia dolëm mbanë. Gjithsesi, nuk ishte një fitore e lehtë për ne. Nuk e ulëm vigjilencën dhe nuk e morëm sfidën me lehtësi.

Treguam se jemi të përqendruar në çdo pjesë të fushës.

Dëshironim të ishim të parët në grup dhe më pas të mendimin për të ardhmen”, u shpreh Yann Sommer..

“Jemi të kënaqur me kualifikimin në turin tjetër të Ligës së Kampionëve. Nuk e shoh veten të shkëputur nga skuadra dhe të gjithë jemi vendimtarë në këtë sukses.

Para meje kam një mbrojtje të madhe dhe jemi të kënaqur për fitoren e kualifikimin. Tani të mendojmë për kampionatin”, tha Yann Sommer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat