​Ylli i Egnatias humb ndjenjat në ndeshjen kundër Partizanit

Futboll

​Ylli i Egnatias humb ndjenjat në ndeshjen kundër Partizanit

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 14:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Është ndërprerë ndeshja mes Egnatias dhe Partizanit, pasi që një lojtar ka humbur ndjenjat në fushë.

Bëhet fjalë për Raphael Dwamenan, i cili ishte duke ecur në fushë dhe më pas bie pa ndjenja, raporton KosovaPress.

Dwamena humbi ndjenjat në minutën e 25’ të ndeshjes, ndërsa mjekët i dhanë ndihmën e parë dhe fatmirësisht, ai arriti të përmendej, ndërsa më pas u dërgua menjëherë me ambulancë në spital.

28-vjeçari ka shfaqur edhe më parë probleme me zemrën dhe një rast i ngjashëm ka ndodhur me të edhe në sezonin e kaluar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat