Real Madrid një pesëshe “kajmak” Valencisë, dy pikë larg liderit 

Futboll

Real Madrid një pesëshe “kajmak” Valencisë, dy pikë larg liderit 

Nga: K. G. Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 22:52
Pamje nga ndeshja

Real Madridit ka dhuruar spektakël në stadiumin "Santiago Bernabeu", duke i shkaktuar debakël me rezultat 5:1 Valencisë.

Real Madrid një pesëshe “kajmak” Valencisë, dy pikë larg liderit.

Mbrojtja e Valencisë nuk funksionoi, ishte e shkapërderdhur.

Madrilenët treguan lojë sulmuese, ndërsa mysafirët janë me fat që nuk pësuan edhe më shumë.

Golat për Realin i realizuan Carvajal (3'), Vinicius Junior (42' e 49'), Rodrygo (50' e 84') dhe për Valencinë shënoi Duro (88’).

Rodrygo përveç dy golave asistoi edhe në dy të tjerë.

Girona kryeson me 34 pikë pas 13 jave në kampionatin spanjoll, pasojnë Reali 32, Barcelona 27 (një ndeshke më pak), Atletico Madrid 25 (dy ndeshje më pak), Athletic Bilbao 24, ndërsa Valanecia renditet në vend të 10-të me 18 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat