Beckham beson se Anglia mund të triumfojë në Euro 2024

Futboll

Beckham beson se Anglia mund të triumfojë në Euro 2024

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 19:54
Beckham

Ish-futbollisti i njohur anglez, David Beckham beson se yjet e rinj të Anglisë kanë një mundësi reale që në turneun e vitit të ardhshëm në Gjermani "Euro 2024" t`i japin fund pritjes prej dekadash për një trofe të madh.

Anglia nuk e ka shijuar trofeun që nga viti 1966 kur kishte fituar Kupën  e Botës. 

"Tre luanët" arritën në gjysmëfinale të Kupës së Botës në Rusi në vitin 2018 si dhe tri vjet më vonë humbën nga Italia me penallti në finalen e Kampionatit Evropian.

“Unë vërtet besoj në këtë ekip të Anglisë”, ka thënë Beckham për AFP të mërkurën. “Unë besoj në Gareth Southgate dhe atë që ai po bën dhe atë që ka bërë për disa vite.

Mendoj se ne kemi një mundësi reale me lojtarë të rinj si Cole Palmer, Jude Bellingham dhe lojtarët e tjerë që kemi në ekip.

Dhe sigurisht, ne kemi një kapiten si Harry Kane, i cili ende vazhdon të frymëzojë ekipin.

Kështu që unë mendoj se ne kemi një mundësi reale". 

Anglia që tashmë kualifikimin e ka vetëm formalitet, luan këto ditë në kuadër të fushatës kualifikuese për Euro 2024 kundër Maltës dhe kundër Maqedonisë së Veriut/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat