Lojtari i kampionit të Kosovës, shënon dhe Camaj asiston për fitoren e Malit të Zi

Futboll

Lojtari i kampionit të Kosovës, shënon dhe Camaj asiston për fitoren e Malit të Zi

Nga: K. Goca Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 22:39
Kuç feston

Mali i Zi ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:0 ndaj Lituanisë, në takimin që u zhvillua në Podgoricë. 

Futbollisti Edvin Kuç është autor i golit të parë në minutën e 3-të, duke kaluar në epërsi Malin e Zi.

Kuç është lojtar i kampionit të Kosovës, Ballkanit të Therandës, i cili ka luajtur nga minuta e parë e ka shkëlqye.

Driton Camaj ka asistuar në minutën e 48-të për Jovetiqin i cili ka realizuar për 0:2.

Cama u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 72-të dhe tre minuta më vonë u zëvendësua. 

Kuç u ndëshkua me karton të verdhë te minuta pa përfunduar sfida.    

Në Grupin G të kualifikueseve për Kampionatin Evropian, Hungaria kryeson me 15 pikë, pasojnë Serbia 13, Mali i Zi 11, Lituania 6 e Bullgaria 3 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat