Tre biletat e fundit priten me Play - Off

Futboll

Tre biletat e fundit priten me Play - Off

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 19:16
Foto ilustrim

21 ekipe kanë prerë zyrtarisht biletën për në Gjermani ndërsa tani vëmendja është tek shorti i dy dhjetorit aty ku këto kombëtare janë ndarë në 4 vazo.

Ndërkohë 3 biletat e fundit në vazon e katërt do të shpërndahen tek fituesit e play-off-it.

Në grupin A, Poloni sfidon Estoni ndërsa Uellsi luan me njërën prej Finlandës dhe Ukrainës apo Islandës, të treja këto ekipe e kanë siguruar të drejtën për në play off europian, por do të duhet një tjetër short për të përcaktuar se cila prej tyre do të ndeshet me kë.

Në grupin B, Izraeli përballet me Ukrainën ose Islandën ndërsa Bosnja Hercegovina me Finlandën ose Ukrainën.

Vetëm në ligën C, takimet janë zyrtare me Gjeorgjinë që luan ndaj Luksemburg ndërsa Greqia përballet Kazakistanin. Shorti i fazës së play off-it do të hidhet këtë të enjte në Nion të Zvicrës . Gjysmëfinalet do të luhen në 21 mars ndërsa finalet më 26 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat