Eliminimi nga Champions-i do ta trondiste Milanin

Futboll

Eliminimi nga Champions-i do ta trondiste Milanin

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 11:50
Pioli

Milani e ka një këmbë e gjysmë jashtë Ligës së Kampionëve.

Humbja 3-1 në shtëpi kundër Borussia Dortmund i detyron kuqezinjtë të fitojnë në fushën e Newcastle, duke shpresuar që gjermanët, tashmë të kualifikuar, të mundin PSG-në për të siguruar vendin e parë në grup.

Një skenar shumë i ndërlikuar në fakt, i cili megjithatë përfaqëson shpresën e fundit të skuadrës së Piolit, gjithashtu të klubit, i cili në rast eliminimi do të duhej të merrej me financat.

Deri më tani nga pjesëmarrja në kompeticion kanë ardhur rreth 61 milionë euro “cash”. Sezonin e kaluar, kujton “Gazzetta dello Sport”, ishin 127 milionë euro, sepse Milani shkoi deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Në të dyja rastet janë marrë në konsideratë premiot e UEFA-s dhe të ardhurat nga shitja e biletave etj.

Pa marrë parasysh aktivitetet e ndërlidhura, si në nivel tregtar, ashtu edhe në atë të marketingut, të garantuara nga një rrugë e virtytshme në Evropë. 68 milionë euro më pak këtë sezon në arkat e “Djallit”, në çdo rast bëjnë ndryshim të madh. Dhe nuk mbaron këtu.

Në fakt, duke i dhënë lamtumirën Ligës së Kampionëve që në fazën e grupeve, këtij edicioni, Milani do t’i jepte lamtumirë edhe edicionit të parë të Botërorit të Klubeve, që do të zhvillohet në verën e vitit 2025, por kualifikimet e të cilit do të vendosen këtë sezon. Ndonëse ende nuk është zyrtarizuar nga FIFA, mekanizmi i aksesit është i lidhur me renditjen në Champions League dhe skuadrat italiane kanë dy vende.

Interi është i sigurt se do të marrë pjesë, Juventus është përpara kuqezinjve për vendin e dytë. Milani, aktualisht, do të ishte përpara Napolit, por në këtë pikë vetëm napolitanët do të kishin shpresa për t’i kaluar bardhezinjtë, meqë ende luajnë në Champions League dhe kanë shanse të kualifikohen në 1/8 finale.

Pra, ky “grusht shteti” nuk duhet nënvlerësuar. Me totalin e premiove (çmimeve) prej rreth 2 miliardë eurosh në Botërorin e ri të Klubeve 2025, vetëm pjesëmarrja në kompeticion kap vlerën e 50 milionë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat