​Kjo është pozita e re e Kosovës në FIFA

Futboll

​Kjo është pozita e re e Kosovës në FIFA

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 08:46
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar suksesin më të madh në renditjen e FIFA-s që nga anëtarësimi në familjen e futbollit botëror në vitin 2016.

Pas tri ndeshjeve të zhvilluara në muajin nëntor, ku morën një fitore ndaj Izraelit, një barazim ndaj Zvicrës dhe një humbje ndaj Bjellorusisë,

Dardanët kanë arritur të pozicionohen në pozitën e 101-të, që është renditja më e mirë në FIFA ndonjëherë.

Kosova në shtator ishte në pozitën e 111-të, derisa në tetor në pozitën e 105-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat